Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani zhvilloi pasditen e sotme një takim me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu dhe Ambasadoren e delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.
Në këtë takim u bisedua rreth shqetësimit zyrtar të ngritur nga ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili lidhur me ushtrimin e detyrave të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Presidenti Nishani bëri me dije, se duke e konsideruar reformën në drejtësi me rëndësi jetike për vendin, e ka mbështetur që në gjenezë, si nismëtar i procesit, duke kulmuar me miratimin konsensual në Parlamentin shqiptar të paketës kushtetuese.
Presidenti Nishani theksoi se e konsideron shumë të rëndësishme mbështetjen konsensuale edhe të fazës së zbatimit të kësaj reforme, duke iu përmbajtur detyrimit të të gjitha palëve për të respektuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Në këtë kontekst, kreu i shtetit shqiptar vlerësoi angazhimin e partnerëve ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-në në realizimin e kësaj reforme përmes një procesi të paanshëm, ligjor dhe të besueshëm për qytetarët shqiptarë.
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...