Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar dy prijësit kryengritës, Shaban Polluzhën e Mehmet Gradicën. Ai i ka vlerësuar ata si personat që iu kundërvunë më së fuqishmi diktaturës dhe regjimit jugosllav.
“Komandantët e shquar Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica 72 vjet më parë ranë në luftim me forcat ushtarake komuniste jugosllave, që po ushtronin terror shtetëror mbi popullatën shqiptare për muaj të tërë në mbarim të Luftës së Dytë Botërore.
Kryengritja e Shaban Polluzhës është kundërvënia e parë më e fuqishme kundër diktaturës dhe regjimit jugosllav në Ballkanin Juglindor.
Për nder të këtyre dy figurave historike, më 23 shkurt 2017, nën përkujdesjen time, do të mbahet një Akademi, në Teatrin Kombëtar, në orën 11. HTH”, ka shkruar ai.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit