Një turist anglez i dehur është përgjakur dhe është gjetur i shtrirë në rrugët e qytetit Pattaya, në Tajlandë, pasi dyshohet se është përleshur fizikisht me një prostitutë transeksuale në pjesën e pasme të një taksi.
I dehuri besohet se është rreth të 60-tave, thuhet se ka qenë aq i dehur sa nuk ka mundur t’i tregojë policisë as emrin e vet, transmeton portali arbresh.info.
Anglezi është gjetur i mbuluar në gjak jashtë një lokali me drita të kuqe pasi kishte takuar prostitutën për herë të parë gjatë asaj nate.
Sipas dëshmitarëve ai kishte refuzuar të paguante atë për shërbimet e kryera dhe përleshja më pas ka eskaluar.
Ai e ka pohuar se është sulmuar jashtë klubit, por besohet se ‘lufta’ mes tyre kishte filluar që në lokal, duke shkaktuar edhe dëme materiale.
Më pas policia ka bastisur edhe lokalin e natës duke arrestuar dy prostitute.
Pattaya thuhet të jetë ‘shtëpi’ për rreth 27 mijë prostituta./Arbresh.info
Trump i quan liderët evropianë “të shkëlqyer” para takimit v...
Zelensky pritet nga kancelari Merz në Berlin, masa të rrepta...
Policia sekuestron mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 20 ...
Tërmeti 6.5 ballë godet Indonezinë, lëshohet paralajmërimi p...
DHTIK i kërkon ZRRE-së që ta shtyjë liberalizimin deri në ve...
Gjenerali amerikan nis vizitën në Kosovë, ambasada jep detaj...