Në Sofje të Bullgarisë është duke u zhvilluar Kampionati Evropian në karate për grupmoshën U-21, raporton Arbresh.info.
Karateistja kosovare, Fortesa Rama, është eliminuar në gjysmëfinale të kësaj gare. Fortesa arriti që të kaloj deri në gjysmëfinale, duke fituar tri lufta të fuqishme ndaj garueses çeke, maqedonase dhe kroate.
“Fitova 3 lufta kundër garueses, ceke, maqedonase, kroates dhe në gjysmëfinale ndodhi një gabim që më kushtoi shumë, ku isha duke udhëhequr me rezultat 2-0 me garuesen portugeze dhe në fund të sekondës së dytë, u diskualifikova me vërejtje jashtë vijës. Kjo humbje më bëri ti ndihem si sportistja më e pa fat, ku kjo fitore do të më dërgonte drejt finales, mirëpo ëndrra nuk u bë realitet, por prapë nuk do të dorëzohem kurrë”, ka shkruar Fortesa në rrjetet sociale. /Arbresh.info
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin