Grekët kanë tërhequr më shumë se 2 miliardë funte nga llogaritë e tyre bankare për vetëm 45 ditë nga frika se ekonomia e tyre do të shkatërrohet.
Dhe paratë e tyre po i fshehin nën dyshekë, në kasaforta e në orendi, pasi që nuk janë duke u besuar bankave më, thuhet në raportet e fundit, transmeton arbresh.info.
Greqia pritet të mbesë pa para në vetëm pesë muajt e ardhshëm teksa përballet me pagesën e borxhit prej 6 miliardë eurove, të cilin nuk do të mund ta paguaj pa bërë një ristrukturim.
Pavarësisht kontrolleve kapitale që u ndalojnë individëve të tërheqin më shumë se 1,800 euro për një muaj nga llogaritë e tyre, paratë janë duke u harxhuar me një shpejtësi marramendëse.
Depozitat janë duke u pakësuar, dhe kanë arritur nivelet më të ulëta për 14 vjetët e fundit, teksa popullsia shqetësohet se do të rikthehet situata e cila kishte kapluar vendin para marrjes së huasë./Arbresh.info
Kurti takon virtualisht Haddad, flasin për integrimin evropi...
Prishtina 01 fituese e Kupës së Kosovës në futsal
Arsenali shkon në pushim me epërsi ndaj Atleticos
Bashkimi arrin fitoren e dytë në serinë gjysmëfinale ndaj Bo...
Mbi një orë bisedë telefonike mes Trump dhe Putin, çfarë dis...
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind...