Një fëmijë i vogël është plagosur nga bombardimet e mëdha që janë bërë nga Forca Ajrore Siriane.
Djaloshi i vogël, i cili quhet Abdulbasit Taan Al-Satouf, tetë vjeçar është goditur nga një sulm ajror në Idlib, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka humbur dy këmbët e tij. Si dhe ka humbur nënën nga sulmet.
Babai i fëmijës e largon atë tek një kamion dhe bërtet “Allahu Ekber” apo “Zoti është i madh”.
Abdulbasit, duket nga pamja që është në shok dhe dhimbje të madhe, teksa dëgjohet duke bërtitur ‘më merr babi, më merr’.
Djaloshi, që është një refugjat nga Allatamneh është dërguar në spital ku thuhet se gjendja e tij është serioze.
Nëna e tij dhe motra janë vrarë, kur motra tjetër thuhet të jetë gjithashtu në gjendje të rëndë./Arbresh.info
Kujdes pamjet mund të jenë shqetësuese për personat e ndjeshëm!

Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje