“Shtetet e Bashkuara, të polarizuara dhe të ndara si kurrë më parë, mund të kthehet në faktor destabilizues për pjesën tjetër të globit”, ka paralajmëruar Federica Mogherini pas takimit të saj të parë me administratën Trump në Uashington.
“Unë kurrë nuk e kam parë SHBA-në më të polarizuar, më të ndarë dhe më me shumë konflikte se tani”, ka shtuar ajo, transmeton portali arbresh.info.
Ajo ka shtuar se nëse Shtetet e Bashkuara duan të luajnë një rol të rëndësishëm dhe udhëheqës në botë, duhet të jetë e fortë, e sigurtë brenda vetës dhe kohezive.
Mogherini një një intervitë për gazetën gjermane Die Welt ka pohuar se zhvillimet aktuale në SHBA do të kenë pasoja në stabilitetin ndërkombëtar.
“Nëse vendi më demokratik në botë është i rrethuar nga tensionet e kësaj shkalle, atëherë do të ketë destabilizim edhe në pjesën tjetër të globit”, ka thënë ajo.
Përderisa politika e jashtme e Trump vazhdon të mbetet e paqartë, përpos axhendës agresive me Iranin dhe Kinën, Mogherini ka theksuar se diplomacia evropiane duhet t’i trajtojë me kujdes temat e ndryshme./Arbresh.info
Tara i bën dedikim vëllaut të saj të posalindur
Goditet një rrjet në Pejë, dyshohet se posedonte dhe shpërda...
Legjenda e ‘Beauty and the Beast’ Peabo Bryson, pëson goditj...
IKD ankohet në PZAP ndaj VV-së për përfshirjen e fëmijës në ...
Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tej...
Vdes punëtori në punë – ndalohet një përson për manipulim me...