Kandidatja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka premtuar tu jep fund martesave të së njejtën gjini, edhe pse në këtë formë mund të rrezikojë votën nga komuniteti gay.
Ajo pasi ka shpalosur 144 pretmtimet e saj, ka theksuar se do të shfuqizojë martesat mes homoseksualëve, transmeton portali arbresh.info.
Franca në vitin 2013 ka lejuar me ligj martesat e homoseksualëve dhe ligji është nënshkruar nga presidenti i Francës, Francois Hollande.
Le Pen e cila aktualisht është duke udhëhequr nëpër sondazhe, tha se ligji i vitit 2013 do të shfuqizohet.
Sipas kësaj, çiftet homoseksuale mund të kenë mundësinë të hyjnë në partneritet, por jo edhe të martohen ligjerisht.
The Guardian raporton se martesa e personave me të njejtën gjini u rrit nga 19% gjatë vitit 2012, në 35% gjatë vitit 2015./Arbresh.info
Tara i bën dedikim vëllaut të saj të posalindur
Goditet një rrjet në Pejë, dyshohet se posedonte dhe shpërda...
Legjenda e ‘Beauty and the Beast’ Peabo Bryson, pëson goditj...
IKD ankohet në PZAP ndaj VV-së për përfshirjen e fëmijës në ...
Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tej...
Vdes punëtori në punë – ndalohet një përson për manipulim me...