Partitë të cilat përbëjnë koalicionin qeverisës në Gjermani janë pajtuar se do të ndalojnë martesën e personave nën moshën 16 vjeçare.
Volker Kauder, udhëheqës i grupit parlamentar CDU, tha se partitë në koalicion janë pajtuar që ligji të hyjë në fuqi sa më shpejtë që të është e mundur, transmeton arbresh.info.
Kjo masë vjen pas raporteve se qindra fëmijë emigrantë që kanë hyrë në Gjermani e që janë të moshës minore janë të martuar me persona të moshës madhore.
Sipas të dhënave të Ministrisë Federale e Punëve të Brendshme, thuhet se në Gjermani janë rreth 1,475 emigrantë minorë të martuar, ku 361 prej tyre janë më të rinj se 14 vjet, ndërsa 664 raste janë të vajzave siriane.
Ligji pritet të aplikohet për martesat e bëra si në Gjermani ashtu edhe jashtë vendit – dhe do të shpallë të pavlefshme martesat e fëmijëve që përfshijnë “nuset” fëmijë të emigrantëve që vijnë në Gjermani, edhe në qoftë se ata kanë pëlqimin e prindërve./Arbresh.info
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...