
Cologne's Central Mosque run by German-Turkish organization DITIB is pictured on June 24, 2016 in Cologne, western Germany. / AFP / MAJA HITIJ (Photo credit should read MAJA HITIJ/AFP/Getty Images)
Autoritetet gjermane kanë kontrolluar shtëpitë e anëtarëve të shoqatës turke islamike Ditib në lidhje me një hetimin për imamët të cilët janë akuzuar për spiunazh dhe si mbështetës së Fetullah Gulenit.
Sipas një raporti të publikuar nga Spiegel Online, anëtarët e kësaj shoqate kanë spiunuar anëtarët e komunitetit fetar dhe mësuesit gjermanë në emër të Diyanet, drejtorisë së Turqisë për çështje fetare, transmeton portali arbresh.info.
Autoritetet gjermane kanë nisur hetimin mbi akuzat për spiunazh gjatë muajit të kaluar, sipas Spiege.
Në raportin e inteligjencës pretendohet se anëtarët e shoqates në fjalë duhet të trajtohen si spiunë edhe pse ata mblidhnin informacione për një institucion shtetëror në vend të huaj.
Sipas shefit të shërbimit secret, të paktën 13 imamë të lidhur me Ditib kanë spiunuar për 33 njerëz dhe për 11 institucione arsimore.
Në një raport tjetër të publikuar në dhjetor nga mediat shtetërore turke, Diyanet ka përdorur imamët në 38 vende që të grumbullojnë informacione mbi pasuesit e dyshuar të Gylenit, të cilin qeveria turke e akuzon për organizimin e grusht shtetit të dështuar në korrik./Arbresh.info
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor