Disa ditë pas ngjarjes së rëndë ku Drini Derveni vrau Ermira Dushi Arapin dhe më pas veten, flasin prindërit e Ermirës për “Panoramën”.
Duke mos e fshehur dhimbjen ata janë shprehur se nuk arrijnë ta besojnë se vajza e tyre ka patur lidhje me Dervenin dhe se nuk dini asgjë për këtë fakt.
Babai Ernirë është shprehur se po hidhet baltë mbi vajzen e tij dhe se marrëdhëniet me familjen Dushi të dhëndrit të tij nuk kanë pse të prishen.
Ndërsa nëna e 29-vjeçares ka thënë se Ermira e donte të shoqin dhe kërkon zbardhjen e ngjarjes.
“Jemi pa fjalë. Nuk e meritonte të vdiste kaq e re. Kërkojmë të na zbardhet ngjarja. Se çfarë e lidhte vajzën time dhe personin që ishte me të në makinë, ata e morën me vetë në varr, prandaj që ne të kemi informacion për vetën tonë, për fëmijët tanë dhe fëmijën e saj, duhet që policia të na japë fakte e dëshmi”, ëhtë shprehur mamaja.
Mbledhja e grupit parlamentar socialist, Rama: Në fokus refo...
FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për ven...
Masakra e Belegut dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare
Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dy...
Dyshuesit e drogës kapen pas përplasjes dhe ndjekjes nga pol...
61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, rreth 1 mijë e 800...