Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, në seancën e Kuvendit ka bërë të ditur se deputetët e ministrat e Listës Serbe, nuk kanë bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës sa i përket themelimit të ushtrisë. Demolli ka bërë të ditur se që nga priolli i vitit të kaluar e deri në korrik të 2016’ës, nga qeveria e Kosovës, zyrtarëve të Listës Serbe u janë dërguar 18 ftesa.
“Përveç ministrave të Listës Serbe kërkesat, festa për takime për të biseduar lidhur me transformon e FSK’së iu kemi dërguar të gjithë deputetëve të Listës Serbe. Por përkundër insistimit ton nuk është realizuar asnjë takim me ta. Në periudhën nga 1 prilli deri më 18 korrik nga kabineti im janë dërgua 18 ftesa për Listën Serbe që të ftohen në takim për të biseduar për themelimin e ushtrisë”, ka thënë Demolli.
Ai ka bërë të ditur se ministrat e Listës Serbe nuk janë të interesuar që të bisedojnë me institucionet e Kosovës për këtë çështje.
“Deputetët dhe ministrat e Listës Serbe nuk kanëqenë të interesuar që të bisedojnë me ne lidhur me këtë çështje. Ne jemi të interesuar që t’i themelojmë forcat e armatosura të Kosovës”, ka thënë ai.
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...
Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, gjak, sakrificë...
“E dashur Kosovë, urime Dita e Pavarësisë” – Ministria e Jas...
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...