Behgjet Pacolli, aktualisht president i Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe kandidat i vetëm edhe për një mandat të ri për këtë pozitë, ka thënë se kjo parti po fuqizohet çdo ditë, duke vlerësuar se asnjëherë nuk ka qenë më mirë sesa që është tani.
Në një bisedë për “Epokën e re”, Pacolli ka theksuar se AKR-ja në zgjedhjet e ardhshme synon të marrë një përqindje të madhe e cila e fuqizon atë politikisht për ta marrë timonin e Qeverisë.
Pacolli nuk e sheh pengesë në dëmtimin e votës për AKR-në, partinë e re të themeluar nga Mimoza Kusari-Lila.
“Nuk do të ketë kurrfarë ndikimi për neve ajo parti. As unë e as AKR-ja nuk i frikësohemi askujt, as kësaj partie”, ka thënë Pacolli.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin