Mbahet takimi konstituiv i Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.
Të pranishëm ishin shumë zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veselin e kryeministrin Isa Mustafa, shkruan portali arbresh.info.
Presidenti Thaçi ka thënë se është e rëndësishme që të themi të vërtetën për të kaluarën tonë e mbi këtë të vërtetë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.
“Që të themi të vërtetën për te kaluarën tonë e që në këtë të vërtetë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Unë vet kam qenë në luftë dhe kam parë urrejtjen që të përcjell lufta”.
Ai ka njoftuar se është takuar me familjet e personave të pagjetur dhe se pajtimi i parë ka ndodhur me familjarëve të të pagjeturve
“Sot si president i Kosovës për mua kanë qenë shumë të rëndësishme takimet që i kam pas me familjet e personave të pagjetur.
Pajtimi i parë ka ndodhur mes familjarëve të personave te pagjetur.
Thaçi tha mes tjerash se e vërteta shëron shoqëritë nga hakmarrja dhe urrejtja, që të falim, por të mos harrojmë. Kjo gjë do ta ndihmonte drejtësinë sipas presidentit.
Ideja e komisionit është që të jetë themel i të vërtetës dhe pajtimit.
Ky takim është i formatit konsultativ./Arbresh.info
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...