Mediat lokale italiane informojnë se një gomone që vinte nga Shqipëria e me rreth gjysmë tonë marijuanë është mbytur në ujërat e komunës së Frigoles në provincën e Lecces.
Dy skafistët shqiptarë që udhëtonin me të, kanë mundur të shpëtojnë falë ndërhyrjes së Rojes bregdetare italiane.
Ka qënë një anije tregtare malteze e cila ka informuar autoritetet bregdetare italiane mbi gomonen gjysëm të mbytur e dy skafistët e mbetur në mes të detit e në rrezik për jetën.
Roja bregdetare italiane pasi ka mundur të shpëtojë dy skafistët shqiptarë ka rekuperuar në det dhe mjetin lundrues. Gomonia është rreth 5 metra e gjatë, e trasportonte 20 pako marijuanë për një peshë totale gati gjysëm tonë drogë.
Mendohet se gomonia është mbytur për shkak të ngarkesës së madhe e kushteve të papërshtatshme të motit.
Ndaj dy skafistëve shqiptarë është lëshuar urdhëri i arrestimit për trafik ndëkombëtar lënde narkotike. Mendohet se lënda narkotike e sekuestruar do të vlente në tregun ilegal të drogës rreth 1 milion euro.
Ende nuk ka një komunikatë zyrtare të autoriteteve italiane mbi këtë ngjarje.
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...