Autoritete amerikane kanë bërë të ditur se kanë vrarë trurin që organizoi sulmet terroriste në Francë.
Ish-reperi Rashid Kassim, armiku publik numër një i Francës i njohur për propagandën e tij pro ISIS është goditur nga një dron amerikan në Mosul të Irakut.
Lajmi për vrasjen e tij tashmë po verifikohet nga 007 franceze. Mediat franceze thonë se ky informacion ka ardhur direkt nga CIA. Kassim është shpallur në kërkim që kur u nis për në Siri në vitin 2012.
Nga viti 2015, nëpërmjet rrjeteve sociale, ai u bënte apel xhihadistëve në Francë që të hidheshin në veprim, u jepte këshilla dhe u siguronte kontaktet me grupet terroriste.
Ai vepronte sidomos me anë të Telegramit, shërbim i kodifikuar postar në internet dhe që preferohet nga xhihadistët pasi është më i blinduar.
Kassim konsiderohet nxitësi i vrasjes së At Zhak Hamel në kishën franceze të Saint-Étienne-du-Rouvray, pranë Rouenit në korrik të 2016.Ai prej kohësh kërkohej nga shërbimi inteligjent francez.
Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i nga...
Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri n...
Tensione në Francë përpara Kupës së Botës: Mbappe në konflik...
KQZ përditëson të dhënat – Deri në orën 17:00 votuan 27,87% ...
Pjesëmarrje e ultë në zgjedhje, Çeku: Dilni dhe votoni, për ...
Osmani: Dilni votoni, shfrytëzoni edhe këto 2 orë të mbetura...