Presidenti amerikan Donald Trump, ka konsideruar të nxjerrë një urdhër të ri ekzekutiv për të ndaluar qytetarët nga vende të caktuara islamike për të hyrë në SHBA.
Ky informacion vjen pasi gjykata federale e apelit pezullojë vendimin e Trumpit për ndalimin e shtetasve të shtatë vendeve kryesisht islamike, raporton Reuters.
Mirëpo, Trump nuk e ka ndërmend të ndalet, ai ka paralajmëruar se do të lëshojë sa më shpejt një “rregullore të re”, kjo pritet të ndodh gjatë të hënës ose të martës.
Nuk është specifikuar se çfarë do të përmban kjo rregullore, por qëllimi i tij është të përmbush premtimin e dhënë gjatë fushatës.
Dekreti, sipas Trumpit, do të parandalonte sulmet nga ekstremistet islamikë, e për këtë ai u përpoq të ndalonte qytetarët e Irakut, Iranit, Somalisë, Sudanit, Jemenit dhe Sirisë që të u ndalohej hyrja përkohësisht në vend.
45 minuta të çmendura në “Metropolitano”, Barça ...
Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë me të birin: Dhurata...
Rikthehet Atletico, Ademola Lookman shënon golin e qetësisë
Barcelona realizon edhe golin e dytë ndaj Atleticos
Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...
Digjet i gjithë pallati përballë spitalit “Nënë Tereza” në T...