Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për Sport (CAS), ia ka marrë medaljen e artë atletes ruse, Marija Savinova, të fituar në Lojërat Olimpike në Londër në vitin 2012 dhe ka miratuar pezullimin e saj në aktivitetet sportive për një periudhë 4 vjeçare, me arsyetimin për përdorim të dopingut.
CAS në ueb faqen zyrtare ka njoftuar se ka refuzuar ankesën e Savinovas, e cila edhe më parë është dënuar në mënyra të ndryshme nga ana e Shoqatës Ndërkombëtare të Federatave të Atletikës (IAAF) për përdorim të dopingut.
Sivanovas i janë marrë të gjitha çmimet dhe shkallët që ka fituar prej muajit korrik të vitit 2010 e deri në muajin gusht të vitit 2013. Medalja e artë që ka fituar atletja në disiplinën prej 800 metrave në Lojërat Olimpike të Londrës, i është dorëzuar Caster Semenyas nga Afrika Jugore, e cila garën e kishte përfunduar në vendin e dytë.
Atletja ruse do t’i kthejë edhe medaljet e arta të fituara në Kampionatin Evropian në vitin 2010 dhe në Kampionatin Botëror në vitin 2011. Pezullimi 4 vjeçar ndaj saj ka filluar prej vitit 2015 dhe ajo nuk do të marrë pjesë në gara deri në vitin 2019.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë