Avlaro Morata është afër largimit nga Real Madridi derisa spanjollët po përgatiten për t’i ofruar një kontratë të re Karim Benzemas.
Sulmuesi iu ribashkua “Los Blancos” nga Juventusi verën e kaluar, por raportet pretendojnë se ai do të largohet nga ‘Bernabeu’ në muajin korrik, transmeton portali arbresh.info. Morata ka bërë vetëm 14 paraqitje në ligë këtë sezon dhe besohet të jetë shënjestër e Chelseat.
Përveç tjerash, 24-vjeçari tashmë i ka treguar shokëve se ka ndërmend të bashkohet me palën e vjetër në Juventus, Antoine Conten, në fund të këtij sezoni.
E ardhmja e Moratas në Spanjë duket se do të bëhet edhe më e zymtë pasi Benzema është afër nënshkrimit të kontratës së re./arbresh.info
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...