Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, u takua sot me komisionerin evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, të cilët kanë shkëmbyer mendime mbi situatën aktuale politike në vend dhe mundësitë për zgjidhjen e shpejtë të krizës politike.
“Tejkalimi i krizës politike është vendimtare për Maqedoninë më mënyrë që ajo t’ia kushtojë veten plotësisht reformave evropiane si dhe të vazhdojë arritjen e qëllimeve të integrimit në BE”, ka thënë Ivanov.
Siç thuhet në njoftimi e kabinetit presidencial, në takim është theksuar domosdoshmëria e formimit të shpejtë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për shkak se vetëm me institucione plotësisht funksionale, shteti do të jetë në gjendje të merret me sfidat me të cilat përballet vendi.
Komisioneri Hahn thuhet më tej në njoftim, ka informuar presidentin Ivanov për takimet të cilat i realizoi të enjten me liderët e partive politike duke bërë të ditur mendimet e shprehura, për çka vuri në dukje se qeveria e re duhet të jetë e angazhuar ndaj perspektivës evropiane të Maqedonisë dhe të përqendrohet në të ardhmen evropiane të vendit.
Ivanov përsëriti se mungesa e stabilitetit në jetën politike dhe tensionet në marrëdhëniet ndëretnike janë pasojë e status quo-së të stërzgjatur në vend për çka kërkoi angazhim më aktiv të komisionerit Hahn, i cili nga ana e tij tha se në mesin e vendeve anëtare të BE-së ekziston një vetëdije e shtuar për nevojën për zhbllokim të integrimeve, dhe si rrjedhojë nevojitet një qeveri e përkushtuar ndaj integrimeve.
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...