Pesë punonjësit e kompanisë private të sigurisë që po shoqëronin paratë e një banke të nivelit të dytë drejt Rinasit, kur u grabitën, u arrestuan.
Arrestimi i tyre u bë me akuzën e “shpërdorimit të detyrëës”, pasi sipas rregullores, ata duhej të reagonin në momentin e sulmit të grabitësve dhe të qëllonin drejt tyre, shkruan tch, transmeton portali arbresh.info
Ndërkohë, aksioni për gjetjen e autorëve të grabitjes vazhdon dhe në të janë përfshirë edhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Autorët kanë djegur mjetet me të cilat kanë lëvizur në zonën e Tapizës. Megjithëse të djegura, grupi hetimor shpreson që me anë të ekspertizës të gjejë gjurmë gishtërinjsh të njërit prej autorëve, që dyshohet se janë pesë të tillë.
Po ashtu, ekspertiza do të kryhet edhe tek mjetet e kompanisë private të sigurisë për gjetjen e provave që mund të çojnë drejt identifikimit të autorëve.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...