Manchester United thotë se mbetet në rrugën e duhur për të hyra rekord për vitin aktual.
Sipas BBC Sport, klubi i ka bërë të ditur të ardhurat ku tregohet gjendja financiare.
Të ardhurat këtë tremujor ishin 157.9 milionë euro, dhe ka rritje për 18% nga viti i shkuar në këtë periudhë kur kishte të ardhura 133.8 milionë euro.
Klubi tani pret të ardhura rreth 540 milionë funte në vit.
“Fuqia e modelit tonë për biznes vazhdon të pasqyrohet me rezultate të forta në këtë tremujor. Jemi në rrugën e duhur që të thyejmë rekord për këtë vit”, ka thënë Ed Woodward.
Nga të drejtat televizive dhe biletat e ndeshjes, klubi ka tubuar 66.8 milionë euro aq sa kishte edhe vitin e shkuar.
Një rritje është bërë edhe nga marrëveshja me kompaninë e veshmbathjeve sportive Adidas.
Klubi gjithashtu tha se në këtë tremujor janë nënshkruar tri marrëveshje të mëdha sponsorizimi, me partneritete të reja me Deezer dhe Mlily, dhe rinovimin e një marrëveshje me Y Toro.
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës
Zyrtarja e lartë e OKB-së: Komuniteti ndërkombëtar t’i japë ...
Historia e jashtëzakonshme e Bodo/Glimtit – një sukses...
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur
48 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, shqiptohen m...