Gara për titull mund të ketë përfunduar për Manchester United, por ata janë duke luftuar për të arritur njërën nga shënjestrat kryesore gjatë këtij sezoni.
Kjo është duke i motivuar “Djajtë e Kuq” në Premierë Ligë tani së bashku me dëshirën për tu rikthyer në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info. Me 15 ndeshje të fituara radhazi në ligë, skuadra e Jose Mourinhos është aktualisht e vendosur në pozitën e gjashtë prapa Liverpolit në pozitën e pestë me një pikë më shumë dhe prapa Manchester Cityt në pozitën e tretë me katër pikë më shumë.
Tani, mesfushori Ander Herrera zbulon se lojtarët janë të vendosur për t’i tejkaluar të dy klubet e lartpërmendura në mënyrë që t’i ofrojnë tifozëve diçka për të festuar.
“Nuk mund t’iu gënjejë, për tifozët tanë do të jetë e veçantë për të përfunduar para tyre”, tha Herrera. “Ne besojmë në aftësitë tona dhe mund ta bëjmë këtë”, përfundoi Herrera./arbresh.info
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic