Qeveria rumune e qendrës së majtë të kryeministrit Sorina Grindeanua “ka mbijetuar” votimin e besimit në Parlament.
Ioana Bran, sekretare e Parlamentit, tha se 161 deputetë kanë mbështetur propozimin që të votohet mosbesim ndaj Qeverisë rumune, që është e pamjaftueshme duke marrë parasysh se nevojiten 232 vota, raporton agjencia e lajmeve Anadolu.
“Mund të themi se nuk është arritur shumica e nevojshme, me qëllim që votimi të kalojë në pajtim me Kushtetutën”, tha Bran.
Javën e kaluar, Qeveria anashkaloi procedurën parlamentare dhe miratoi dispozitë urgjente e cila dekriminalizoi disa forma të korrupsionit zyrtar. Kritikët konsiderojnë se nga dispozita do të kishin dobi zyrtarët e lartë që janë përballur me akuzat për korrupsion.
Më pas vijuan protestat masive, më të mëdhat që nga përmbysja e regjimit komunist në vitin 1989. Nën trysni të qytetarëve kryeministri Grindeanu lëshoi pe dhe tërhoqi dispozitën kontestuese.
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...