Sipas një studimi të kryer nga ekspertët amerikanë, gratë shtatzëna nuk duhet të pijnë ujë nga shishet plastike pasi mund të dërgojnë fëmijën drejt obezitetit.
Kjo gjendje mund të shkaktohet nga një kemikat bisphenol A dhe ndërprerja e endokrines, transmeton portali arbresh.info.
Ky kemikat përdoret në plastike dhe është gjetur në një shumëllojshmëri të ushqimit të konservuar. Edhe pse nuk është provuar tërësisht se ky kemikat mund të shkaktojë rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin, një gjë e tillë është duke u studiuar nga afër nga që nga viti 2008 dhe ka ngjallur shqetësimin në lidhje me sigurinë e shëndetit të nënat e reja.
Studimi i fundit i kryer me minjë në Uashington, ka gjetur se mijtë e sapolindur nga nënat që ishin më pak të ekspozuara nga ky lloj kemikati ishin më pak të ndikuar nga hormone leptin.
Leptin është hormone që ju bën të ndjeheni të jot ë uritur dhe pengon në zhvillimin e oreksit.
Studiuesit gjithashtu kanë gjetur se minjtë e ekspozuar ndaj kemikatit para lindjes kishin ulje të densitetit në fibër dhe në aktivitetin e trurit, duke përfshirë edhe rregullimin e harxhimit të energjisë, që ndikon në obezitet.
Hulumtimet e kryera në vitin 2011 kanë theksuar se kemikati që gjendet në shishe plastike rrit niveli e ankthit te vajzat e reja./Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...