Ndiheni pak të rënë me moralin? Ushqimet që ngrejnë humorin mund t’ju ndihmojnë të gjeni lumturinë.
Çokollata, spinaqi dhe kafeja janë ushqime dhe pije të shkëlqyera për t’ju bërë të ndiheni më mirë shpirtërisht.
Çokollata
Nëse ndiheni vërtet keq me humorin, zgjidhni çokollatën, ajo ndikon menjëherë në gjendjen tuaj psikologjike duke nxitur prodhimin e lëndëve kimike të trurit që ju bëjnë mirë për humorin.
Edhe më mirë, nëse çokollata është e zezë sepse ka më shumë nga përbërësit e shëndetshëm të kakaos që ndikojnë gjendjen psikologjike.
Spinaqi
Vetëm gjysmë filxhan spinaqi i gatuar përmban një të tretën e sasisë së nevojshme të acidit folik. Studiuesit thonë që personat me nivele të larta të këtij acidi në gjak kanë shumë më pak mundësi për të qenë të trishtuar siç ndodh me ata me nivele të ulëta.
Kafeja
Kafeja është shumë e mirë kundër depresionit. Një studim thotë që gratë që pijnë dy deri në tre filxhanë kafe në ditë kanë më pak rrezik për t’u prekur nga depresioni sesa ato që pijnë më pak sesa një filxhan.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK