Qeveria siriane dhe rebelët shkëmbejnë 112 të burgosur në provincën Hama

23:09 | 7 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Qeveria e Sirisë dhe grupet e rebelëve kanë shkëmbyer dhjetra të burgosur, disa prej tyre edhe fëmijë.

Shkëmbimi është bërë në provincën Hama, ka deklaruar Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, transmeton portali arbresh.info.

Monitoruesit kanë raportuar se përfaqësuesit e qeverisë dhe zyrtarët rebele shkëmbyen 112 gra në qytetin e kontrolluar nga rebelët Qalaat al-Madiq në Hama, shumë prej të cilëve ishin ndaluar për vite me rradhë.

Gjysma e tyre janë liruar nga burgjet e qeverisë dhe janë marrë nga grupet rebele, ndërsa të tjerët i janë dorëzuar qeverisë që të dërgohen në zonat e kontrolluara nga qeveria siriane.

Shkëmbime të tilla nuk kanë ndodhur në luftën gati gjashtë-vjeçare.

Gjatë konfliktit të Siri janë vrarë qindra e mijëra njerëz dhe një numër i madh i njerëzve janë detyruar që të largohen nga vendi.

Në një raport të Amnesty International të botuar sot edhe nga portali arbresh.info thuhet se qeveria e Sirisë ka vrarë fshehurazi rreth 30 mijë njerëz në një burg në Siri./Arbresh.info

Këtu mund të lexoni edhe  Deri në 13 mijë njerëz janë varur fshehurazi në burgun famëkeq në Siri

Shpërndaje në rrjete sociale