Zëvendës presidenti i Komisionit Europian, Jyrki Katainen ka deklaruar se, BE mund të “ngrijë” të drejtën e votës të Polonisë, nëse ky vend nuk ndërron kurs dhe angazhohet për respektimin e shtetit të së drejtës.
“Qeveria polake ka arritur limitin me politikat e saj. Nuk mund të bëjmë kompromise për shtetin e së drejtës, ose e respekton ose jo. Nëse nuk e respekton, Europa nuk mund të heshtë”, ka deklaruar Katainen.
Numri dy i KE i ka varur shpresat tek kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila pritet të takohet me liderët polakë në Varshavë.
Ai ka shprehur besimin se, Merkel do të arrijë të bindë delegacionin polak që “të ndjekë vlerat bazë mbi të cilat Bashkimi dhe Europa janë ndërtuar”.
Polonisë mund t’i hiqet e drejta e votës në BE nëse të gjitha vendet anëtare do të jepnin një opinion pro kësaj mase ndëshkuese.
IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga gripi sezonal
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...
Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ard...
Ambasada gjermane: Shpresojmë që institucionet e reja do të ...