Disa qindra ushtarë gjermanë kanë arritur në Lituani si pjesë e aleancën së NATO-s, pas përpjekjeve të aleancës për të forcuar krahun e saj lindor.
Trupat gjermane do të drejtojnë një forcë, duke përfshirë ushtarët belgë, holandezë dhe francezë, në mesin e kombeve tjera, që do të arrijnë fuqinë e plotë deri në këtë pranverë, transmeton portal arbresh.info.
“Prania e aleatëve në Lituani në mënyrë të konsiderueshme është mbrojtje e kufijve tanë ndaj agresorëve”, tha Presidenti i Lituanisë, Dalia Grybauskaite në bazën ushtarake Rukla, në veriperëndim të Vilnius.
Ministrja e Mbrojtes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen, ka mirëpritur dërgimin e trupave në Lituani, duke thënë se ‘ky është një veprim i rëndësishëm për të gjithë, pasi NATO qëndron e bashkuar dhe e fortë’./Arbresh.info
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë