Presidenti i Sudanit Jugor thotë se ushtarët që përdhunojnë civilë duhet të vriten

South Sudan's President Salva Kiir attends the 28th Ordinary Session of the Assembly of the Heads of State and the Government of the African Union in Ethiopia's capital Addis Ababa, January 30, 2017. Picture taken January 30, 2017. REUTERS/Tiksa Negeri

16:57 | 6 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i Sudani Jugor ka deklaruar së ushtarët që përdhunojnë civilë duhet të vriten.

Ai këto komente i ka bërë duke u përpjekur për të zbutur zemërimin e qytetarëve nga abuzimet e forcave e të sigurisë dhe duke rritur kështu një zemërim ndërkombëtar, transmeton portali arbresh.info.

Sudani Jugor u zhyt në një luftë civile në vitin 2013, kur Salva Kiir, i etnisë Dinka, shkarkoi zëvëndësin e tij, të etnisë Nur.

Sipas grupeve të të drejtave dhe monitoruesve të OKB-së thuhet se ushtarët kanë përdhunuar gra në bazë të përkatësive të tyre etnike.

“Ata që janë duke bërë veprime të paligjshme, që përdhunojnë grad he vajza, duhet dënuar. Ky nuk është programi i qeverisë,” tha Kiir gjatë një vizite në qytetin Yei.

Në dhjetor, Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se dhuna etnike kishte gjasa të shpërthene në genocide.

Konflitki ka detyruar më shumë se 3 milionë njerëz të largohet nga vendi dhe shumë gra kanë raportuar se kanë rënë në shënjestër të ushtarëve. Ato janë përdhunuar edhe gjatë kohës kur largoheshin nga kampet e OKB-së për të kërkuar dru apo ushqim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale