Një pjesë e mediave gjermane e kritikuan karikaturën, ndërsa Graf Lambsdorff, zëvendës presidenti i Parlamentit Europian e cilësoi si diçka pa shije. Vetë autori i karikaturës, Elde Rodrogez tha se imazhi paraqiste ekzekutimin me prerje koke të demokracisë, shkruan topchannel.
Analistët thonë se karikatura pasqyron edhe dëmtimin e raporteve mes SHBA dhe Gjermanisë, pasi Trump kritikoi ashpër politikën me dyer të hapura për emigrantët të kancelares Angela Merkel.
Kopertina e “Der Spiegel” është e ngjashme me atë që u shfaq në intervistën York Daily News në dhjetor 2015, ku gjithashtu shfaqej Trump pasi i kishte prerë kokën Statujës së Lirisë. Reagimi publik ndaj karikaturës më të fundit ishte mjaft i ndarë, ashtu si për çdo gjë në lidhje me Trump.
Shumë njerëz thanë se ishte e tepruar, ndërsa të tjerë që tregonte të vërtetë. Ata më gjakftohtët ndërkohë, mes publikut të gjerë dhe analistëve, mendojnë se kjo karikature është pikërisht ajo që i duhet Trump për ta përdorur kundër mediave që shpesh i sulmon.
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...