Cili është mesazhi i fshehur pas fotografisë së shtatzënisë nga Beyonce?

11:41 | 4 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Që nga momenti kur Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay-Z dhanë lajmin se janë në pritje të binjakëve, rrjeti social ka ‘bërë zhurmë’ në lidhje me kuptimin e fotografisë të postuar në Instagram.

Pse ajo mban veshur një vello? Pse është e gjunjëzuar? Pse kaq shumë lule?

Disa nga komentuesit nëpër rrjetit sociale kanë thënë se Beyoncë mund të jetë duke pritur një djalë dhe vajzë, pasi mban të veshur sytjena roze dhe brekë të kaltër, transmeton portali arbresh.info.

Një tjetër shkruan se ‘ajo është e rrethuar me lule të bukura, që lidhen me jetën dhe tokën’, ndërsa një tjetër ka thënë se fotografia  bën ndërlidhjen mes ‘Shën Marisë dhe imazhit pagan të pjellshmërisë’.

https://www.instagram.com/p/BP-rXUGBPJa/

The Guardian ka zgjedhur të interpretojë fotografinë në një nivel artistic, duke dhënë ‘imazh të një gruaje të shek.15’, ndërsa lulet në sfond janë nxjerrë nga ndikimi i stilit rokoko.

Vanity Fair e përshkruan fotografinë si ‘koncept i lartë’, duke pasqyruar pikturat e famshme historike të ‘femrave me rëndësi kulturore’, duke përfshirë edhe Mbretëreshëm Elizabeth I.

Portalet australiane e kanë krahasuar atë me mjeshtrit e mëdhenjë të kaluarës, duke përfshirë Raphael, Botticelli, Reubens dhe Warhol.

Ndërkohë, disa tabloide kanë kërkuar dëshmi se Beyoncë është anëtare e iluminati, shoqëri e fshehtë që nga teoritë konspirative besohet të jetë një ndër faktorët kryesorë prapa ngjarjeve globale.

“Beyonce duke e pozicionuar në formë piramidale, jë simbol kyç për Illuminati”, shkruan The Sun.

Revista Elle ka sugjeruar se fotografia nudo është përgjigjje e thashethemeve të vitit 2011, kur ajo ishte shtatzënë me vajzën tashmë pesë-vjeçare Blue Ivy.

Megjithatë, cilido qoftë kuptimi i thellë i kësaj fotografie, tashmë ajo ka marrë botën dhe gjendet në faqet e para të mediave botërore.

Beyonce ka arritur që për disa momente të shkëpusë vëmendjen e mediave më të mëdha nga dinamika dhe trazirat politike nëpër botë dhe është mirëpritur shumë nga përdoruesit e mediave sociale.

Fundja, ndoshta edhe ky ka qenë qëllimi i Beyonce./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale