Në internet është shfaqur një video në të cilën shihet se si pjesëtarët e sigurimit në një sallë konferencash, e nxjerrin jashtë një gazetar i cili i kishte shtruar një pyetje lideres së Frontit Nacional, Marine Le Pen.
The Guardian, shkruan se ende nuk dihet se çfarë e kishte shkaktuar këtë incident në hapësirën e Kongresit, ku Marine Le Pen ishte rrethuar nga gazetarët dhe kameramanët të cilët po përcillnin fushatën e saj zgjedhore.
Ai në ato momente dëgjohet duke e pyetur Le Pen, nëse truproja i saj ishte asistenti i saj parlamentar.
Në video shihet se si gazetari Pol Larutur nga programi satirik Quotidien nga televizioni TMC bërtet: Më lëshoni…ku është liria e shtypit”, derisa sigurimit po e largonte nga salla.
Në Frontin Nacional kanë bërë të ditur se kjo parti nuk është përgjegjëse për nxjerrjen me dhunë të gazetarit nga forumi në të cilën ishte prezente liderja e kësaj partie, dhe se këtë gjë e kanë bërë anëtarët të sigurimit të sallës.
Por këtë gjë e kanë demantuar zyrtarët e sallës, duke thënë se sigurimi i tyre nuk ka vepruar në atë zonë.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=FT__Bz5U-Vk?feature=oembed]
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë