
An illustration shows the white paper setting out Britain's government statergy for departing the European Union, outside Parliament, in London, Britain February 2, 2017. REUTERS/Peter Nicholls
Ministri britanik i Shtetit për Tregtinë dhe Investimet në një intervistë për një gazetë gjermane, ka deklaruar se Britania nuk dëshiron që vendet tjera të ndjekin shembullin e saj dhe të largohen nga Bashkimi Evropian.
Britanikët përmes një referendum të mbajtur në qershor të vitit të kaluar votuan pro largimit nga BE-ja, ndërsa qeveria britanike po synon të fillojë negociatat për daljen nga blloku me 31 mars të ketij viti, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk është në interesin e Britanisë që anëtarët tjerë të BE-së të ndjekin shembullin tonë”, tha Greg Hands për Rheinische Post.
Ai shtoi se britanikët kërkojnë që BE-ja të mbetet e bashkuar dhe e fortë.
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump e ka quajtur ‘Brexit’ si një gjë të madhe dhe ka thënë se beson që edhe vendet tjera do të ndjekin shembullin e saj./Arbresh.info
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë