Dy vite më parë rrezikoi të vdiste për atë që u duk si helmim, e tani gazetari Vladimir Kara-Murza, një kundërshtar i zëshëm i presidentit rus Vladimir Putin, ka rënë sërish në gjendje kome.
Shkaqet, edhe këtë herë nuk janë të qarta. Aktivisti që punon për grupin prodemokracisë “Rusia e hapur” u ndie keq mëngjesin e së enjtes, siç rrëfen bashkëshortja e tij për “BBC”-në. Për të, rrethanat janë shumë të dyshimta, duke qenë se i shoqi nuk kishte shfaqur asnjë problem para se të shtrohej me urgjencë në spital.
“Organet e tij rreshtën së funksionuari dhe tani është në gjendje të induktuar kome”, pohon bashkëshortja e gazetarit.
Të mërkurën, Kara-Murza i bëri homazh në rrejtin social mikut të tij, Boris Nemtsov, kreut të opozitës dhe ish-zv.kryeministrit të Rusisë të qëlluar për vdekje në shkurt të vitit 2015.
“Ne jemi këtu, ne do të nuk harrojmë”, shkruante ai poshtë fotos së urës “Bolshoy Moskvoretsky”, ku u vra Nemtsov. Mjekët nuk arritën të përcaktonin shkakun e sëmundjes së tij dy vite më parë, kur veshkat rreshtën së funksionuari, por analizat konfirmuan se ishte helmuar. Atëherë 33-vjeçari qëndroi në koma për gati një javë.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...