Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar nisjen e një operacioni të ri në Ngushtica e Hormuzit, me qëllim sigurimin e kalimit të lirë dhe të sigurt të anijeve të bllokuara në këtë zonë strategjike. Nisma, e cilësuar si humanitare, vjen në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe synon të ndihmojë vendet dhe kompanitë që nuk janë të përfshira drejtpërdrejt në konflikt.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi mbrëmë se SHBA-ja do të nisë një operacion për të siguruar largimin e anijeve nga Ngushtica e Hormuzit, i cili pritet të fillojë sot, të hënën në mëngjes sipas kohës së Lindjes së Mesme.
Ai e quajti këtë proces projektin “Liria”. Në një postim në rrjetin e tij social “Truth”, Trump tha se bëhet fjalë për një iniciativë humanitare që synon të ndihmojë vendet që nuk janë të përfshira në konfliktin në Lindjen e Mesme.
Sipas tij, shumë shtete kanë kërkuar ndihmën e SHBA-së për të evakuuar në mënyrë të sigurt anijet e tyre, të cilat janë bllokuar në ngushticë, megjithëse nuk kanë lidhje me konfliktin aktual.
“Ne i kemi informuar këto vende se do t’i udhëzojmë anijet e tyre në mënyrë të sigurt përmes ujërave të kufizuara, në mënyrë që të mund të vazhdojnë aktivitetin e tyre ekonomik”, tha Trump.
Ai shtoi se u ka dhënë udhëzime përfaqësuesve të tij që të bëjnë “gjithçka të mundshme” për të garantuar largimin e sigurt të anijeve dhe ekuipazheve të tyre, duke theksuar se ato nuk do të kthehen derisa zona të jetë e sigurt për lundrim.
Trump theksoi se qëllimi i operacionit është të ndihmojë “njerëzit, kompanitë dhe vendet që nuk kanë bërë asgjë të gabuar, por janë viktima të rrethanave”.
Ai paralajmëroi gjithashtu se çdo përpjekje për të penguar këtë operacion do të përballet me reagim të vendosur.
Presidenti amerikan bëri të ditur se ai dhe përfaqësuesit e tij po zhvillojnë “diskutime shumë pozitive” me Irani, të cilat mund të çojnë në rezultate të favorshme për të gjitha palët.
Ndërkohë, Irani po shqyrton përgjigjen e SHBA-së ndaj një propozimi me 14 pika për t’i dhënë fund luftës brenda 30 ditëve dhe për të zgjidhur çështje kyçe si bllokada e ngushticës, programi bërthamor dhe heqja e sanksioneve.
Fillimisht, Trump kishte deklaruar se do ta shqyrtonte planin e Teheranit, por më vonë e cilësoi atë si të papranueshëm.
Nga ana tjetër, Uashingtoni ka shtuar presionin ekonomik ndaj Iranit përmes kufizimit të eksporteve të naftës dhe flukseve financiare, duke vlerësuar se qeveria iraniane po humb qindra miliona dollarë në ditë dhe po përballet me vështirësi në financimin e ushtrisë.
Në këtë kontekst, Gjermania ka bërë thirrje që Irani të hapë sa më shpejt ngushticën dhe të heqë dorë nga programi bërthamor, duke theksuar mbështetjen për bisedimet e paqes.
Ndërkohë, Libani raporton se të paktën 350 persona janë vrarë në sulmet izraelite që nga 17 prilli, kur u arrit një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut. Në total, më shumë se 2,650 persona janë vrarë që nga 2 marsi, kur rifilluan përplasjet.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës