Policia e Shqipërisë ka pezulluar nga detyra tre drejtues të lartë të Policisë në Durrës, pas aksidentit të rëndë të ndodhur një ditë më parë, ku humbën jetën dy të mitur dhe u plagos një tjetër.
Vendimi është marrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, i cili, në zbatim të rregullores, ka argumentuar pezullimet me “performancë të dobët në përmbushjen e detyrave”.
Të pezulluarit janë: drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Afrim Tafa; zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Zija Sulaj; si dhe shefi i Sektorit të Policisë Rrugore, Kreshnik Skëndo.
“Gjithashtu, menjëherë pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi Drejtorinë e Policisë Rrugore për të ngritur një grup ekspertësh të cilët shkuan në vendngjarje për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...