Gjashtë vende të Bashkimit Evropian kanë nisur një plan për të trajtuar kontrabandimin e migrantëve, duke dërguar kështu në arrestimin e më shumë se 16 personave, ka deklaruar Europol.
Aksioni është zhvilluar nga policia në Austri, Bullgari, Kroaci, Gjermani, Hungari dhe në Rumani, transmeton portali arbresh.info.
Tre lokale janë kontrolluar në Hungari, duke përfshirë edhe një hotel që përdorej si shtëpi për migrantët e parregullt. Në Rumani janë arrestuar 13 të dyshuar, ndër në Austri është arrestuar një person.
Europol tha se pas mbylljes së rrugës së Ballkanit Perëndimor gjatë vitit të kaluar, ka pasur një rritje të krimit të organizuar për kontrabandimin e emigrantëve dhe refugjatëve./Arbresh.info
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë