Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez e ka falënderuar klubin për mbështetje duke shtuar se ka pas nderin që të luajë për klubin më të mirë në botë, pasi e zhvilloi ndeshjen e fundit kampionale, në barazimin 2:2 ndaj Deportivo La Corunas.
35 vjeçari ka konfirmuar se do t’i bashkohet ekipit Al Sadd nga Katari këtë verës, pas 24 vjetësh të kaluara në gjigantin katalunas.
“Përshëndetje të gjithëve, faleminderit për gjithçka. Ju falënderoj shumë, për sot dhe për të gjithë sezonet”, ka thënë Xavi pas ndeshjes, pasi u përshëndet me shikuesit.
“Ju nuk e dini se sa krenar jam që jam lojtar i Barcelonës. Ne jemi ekipi më i mirë në botë, pa marrë parasysh se çka thonë të tjerët”, vazhdoi ai.
“Do të doja ta falënderoj gruan time, prindërit, miqtë, ata ishin fantastikë. Do të shihemi pas 15 ditësh, pasi ky nuk është fundi. Duam ta fitojmë Kupën e Spanjës dhe Ligën e Kampionëve. Visca Barça dhe Visca Catalunya!”, ka përfunduar Xavi.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë