Filipinet e kanë hedhur poshtë raportin e lëshuar nga Amnesty Internatioal, në të cilin thuhet se fushata anti-drogë e Presidentit mund të përbëjë krim kundër njerëzit, duke argumentuar se ‘kriminelët nuk janë pjesë e njerëzimit’.
Ministri i Drejtësisë në Filipne, Vitaliano Aguirre, ishte i shpejtë në deklaratën e tij, në të cilën tha se ‘fushata nuk përbën krime kundër njerëzimit”, transmeton portali arbresh.info.
“Kriminelët, dorgaxhitë dhe dilerët e drogës nuk janë pjesë e njerëzimit”, citohet të ketë thënë ai para gazetarëve.
Raporti i Amnesty Internatioal ka akuzuar edhe policinë në Filipine për vrasjen e njerëzve të pambrojtur.
“Policia sillen si kriminelë të nëntokës”, thuhet në raport.
Amnesty e ka akuzuar edhe Presidentin e Filipineve që ka fabrikuar provat, duke paguar vrarsës që të vrasin ata që abuzojnë me droga, madje duke futur konflikt edhe brenda familjeve.
Që kur Duterte e morri detyrën e tij si President, më shumë 7600 persona janë vrarë, kur 2500 kanë humbur jetën gjatë përleshjeve me policinë./Arbresh.info
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...