Avokati gay dhe partneri i tij e blenë fëmijën e një gruaje shqiptare , përfundojnë të 3 në gjyq

23:45 | 31 Janar 2017
Trina Galanxhi

Një avokat italian gay dhe partneri  i tij, kanë paguar një vajzë shqiptare për t’i blerë asaj fëmijën, por të tre kanë përfunduar në gjyq.

Mediat italiane shkruajnë se 25-vjeçarja shqiptare ka shitur foshnjen e saj tek avokati gay në vjeshtën e vitit 2015, kur e reja kishte mbërritur në Itali me këtë qëllim.

Në Pavese, ajo është martuar në zyrën e gjendjes civile me avokatin gay, ndërsa pak ditë pas martesës lindi foshnjën i cili u regjistrua si fëmija i avokatit, shkruajn Corriere Della Sera.

E gjitha kjo në këmbim të 70 mijë eurove.

Por historia zbulohet për shkak të kësaj shume të madhe parash. Shqiptarja ka rrëfyer çdo gjë që ka ndodhur sepse kishte marrë vetëm 5 mijë euro nga 70 mijë të premtuara.

Tanimë që po zhvillohet procesi gjyqësor, është urdhëruar testi i ADN-së, i cili ka konfirmuar dyshimet: avokati nuk është babai i fëmijës.

Tashmë avokati dhe partneri i tij, si dhe 25 vjeçarja që shiti foshnjen, rrezikojnë të dënohen nga 5 deri në 15 vite burg. Gjatë kësaj kohe fëmija kishte jetuar me avokatin dhe partnerin e tij, nënën e tij biologjike dhe babain biologjik, që është partneri i gruas shqiptare.

Për shkak te grindjeve te vazhdueshme per shkak te parave, femija po rritej ne nje ambient aspak te pershtatshem dhe familjar, nenvizojne hetuesit e çeshtjes.

Shpërndaje në rrjete sociale