Jeta stresuese, zgjedhja e keqe e ushqimit dhe aktivitetet e pamjaftueshme fizike, ndikojnë në pagjumësi. Pagjumësia pengon shumë njerëz dhe mungesa e gjumit ka ndikim negative në jetën tonë.
Por, ne ju këshillojmë që sapo të pini këtë lëng, problemet me gjumë do të jenë shumë të vogla, transmeton arbresh.info
Përbërësit:
1 trangull
1 copë xhinxher (ose një lugë gjelle)
1 limon ( përdoret lëngu i limonit)
1 mollë jeshile, e paqëruar
9 copë të vogla asparaxhi
2 gjethe selino
Përgatitja:
Vendoseni asparaxhin dhe xhinxherin në ujë të ftohtë, të paktën për 1 orë dhe preni trangullin, limonin dhe mollën në copa të vogëla. Të gjitha këto përzihen mirë, më pas hidhet asparaxhi dhe xhinxheri me ujë. Vazhdojmë përzirjen dhe e lëmë të qëndrojë e përzier për 10min.
Kjo pije relakson trupin tuaj dhe konsumohet pas drekës. Të gjithë përbërësit që përmban kjo pije, ndikojnë pozitivisht në pagjumësi, tension të lartë dhe janë kundër stresit. Ju bëftë mirë! /Arbresh.info
Prokuroria Speciale me aksion në tri komuna për shpronësime,...
Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...
Nga nesër mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” ...
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...