Pas deklarimit të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i cili ka kërkuar ngritjen e zonave të sigurta në Siri, kanë reaguar autoritet siriane duke theksuar se ‘ngritja e zonave të sigurta nuk sjell siguri për civilët’.
Përkundër interesimit të Trump për ngritjen e zonave të sigurta, ide që u prit mirë nga Rusia dhe Turqia, nuk është pritur mirë qeveritarët sirianë, transmeton arbresh.info.
Ministri i Jashtëm, Walid al-Moallem gjatë një takimi me kreun e agjencisë së refugjatëve në OKB, Filipo Grandi, ka kundërshtuar idenë e Presidentit Donald Trump.
Megjithatë, agjencia siriane e lajmeve SANA, ka theksuar se Ministria e Jashtme dhe zyrtarët e UNHCR-it kanë rënë dakord se çdo përpjekje për të imponuar zona të sigurta, pa koordinim me qeverinë siriane do të jetë ‘akt i pasigurisë dhe do të përbëjë shkelje të sovranitetit të Sirisë’.
Ndërkohë, Al-Moallem u bëri thirrje të gjithë refugjatëve sirianë që janë larguar nga vendi të kthehen në shtëpi, pasi qeveria është ‘zotuar se do të plotësojë të gjitha nevojat e tyre’./Arbresh.info
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë