Rihanna nuk ka më ndërmend ta mbajë për vete mendimin që ka për Jennifer Lopez dhe ish të dashurin e saj Drake. Natyrisht që asaj nuk i vjen aspak mirë, dhe këtë e pamë që kur cifti nisi lidhjen, këngëtarja nuk e ndoqi më JLo në Instagram.
Por miq të afërt me krijuesen e hitit “Needed Me”,shprehen sipas Rihannës, Jennifer është një femer e dëshpëruar për vëmendje. Lidhja e JLo dhe Drake nuk i duket aspak e vërtetë, thjeshtë një lojë mediatike për të tërhequr vëmendje për disa kohë.
Burimi shprehet:”RIhanna po u thotë miqve se Jennifer dhe Drake janë përfshirë në një lidhje vetëm për bujë mediatike. Sipas saj Jennifer është e dëshpëruar për vëmendje dhe ajo ka planifikuar gjithë këtë lëmsh.”
Ndonëse këngëtarja e famshme ka këtë mendim për ish miken dhe ish partnerin, JLo dha një intervistë ku pranoi se pikënisja e marrëdhënies me Drake ishte nga kërkesa e tij për të bërë një këngë që do të publikohet shumë shpejt, e me shumë gjasa do të jetë pjesë e albumit të tij të ri.
Sado të flas JLo, Rihanna ka një mendim të qartë për ata të dy dhe si duket nuk e ndryshon për asgjë në botë. Përmendim se persona pranë saj shprehen se Rihanna është duke shkruar disa këngë për Drake dhe JLo dhe tradhëtinë e tyre. Ndërsa është e kotë të presim ndonjë intervistë nga ana e saj.

KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...