Qindra sirianë kanë udhëtuar me tren në lindje të Aleppos për herë të parë pas katër vitesh luftimesh.
Burra, gra dhe fëmijë janë rreshtuar për të udhëtuar me tren në zonat që dikur mbaheshin nën kontroll nga rebelët, transmeton arbresh.info.
Kjo është hera e parë që qytetarët e Aleppos lindore udhëtuan me tren që nga viti 2012, pasi qyteti ishte ndarë në zonat në kontrolloheshin nga forcat qeveritare dhe nga ato rebele.
Pasagjerët udhëtuan me trenin, i cili në sfond mbante fotografinë e Presidentit Bashar al-Assad.
Ministri i Transportit sirian, Ali Hamoud tha se rifillimi i shërbimeve të trenit mes stacionit lindor dhe atij perëndimor në Aleppo, vjen pas ‘fitores së heronjve të ushtrisë siriane’./Arbresh.info
Gjermania lëshoi 100 mijë viza familjare këtë vit, Kosova dh...
Media britanike “Which?”: Shqipëria, ylli i ri i turizmit eu...
Të paktën 15 të plagosur në një sulm me thikë dhe acid në nj...
Durmishi paralajmëron heqjen e taksës doganore për veturat n...
Vetëvendosje mbyll sot fushatën për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Sot votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje