Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka ndryshuar strategji me aleatët.
Manovra e ish-liderit, Sali Berisha për të bërë pjesë të listave, krerët e partive kryesore aleate, nuk shihet si e duhura.
Nënkryetari demokrat Edmond Spaho konfirmon për “News24” se në zgjedhjet e 18 qershorit asnjë aleat nuk do të dalë deputet prej listave të partisë.
Ai ka thënë se nuk ka pasur kërkesë të aleatëve për tu bërë pjesë e listave të PD-së.
“Jo, jo, jo, asnjë kërkesë të kësaj natyre. Dhe nuk ka për të pasur individë nga partitë e tjera, qofshin këta edhe kryetarë, që të jenë në listat e PD. Eksperienca e zgjedhjeve të vitit 2013 tregoi që nuk ishte ndoshta më e mira”, garanton numri dy i PD-së.
Në 2013 Sali Berisha, u tregua bujar me partitë kryesore aleate, duke bëre kryetarët e tyre pjesë të listave, një manovër kjo që rezultoi e gabuar. Shpëtim Idrizi ishte i pari që braktisi demokratët për tu bashkuar me Edi Ramën.
Një vit më vonë të njëjtën rrugë ndoqi edhe demokristiani Nard Ndoka. Por, me aleatët Lulzim Basha është bashkë në betejën për garantimin e votave.
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...