Ekziston një plan më i gjerë i ringjalljes së nacionalizmit shqiptar, që sipas ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamneos u shpreh së fundmi edhe me deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për çamët.
Kjo deklaratë e ministrit u nxit nga fotoja e rekrutëve të ushtrisë greke me origjinë shqiptare, që bënin shqiponjën me duar. Ai i ka cilësuar këto akte si antigreke dhe nacionaliste dhe ka theksuar se, kush nuk ndihet grek le të kthehet në atdheun e tij. Megjitataë, Kamneos ka kërkuar që të mos përgjithësohen të gjithë emigrantët me këto akte.
Për autorët e “shqiponjës” në kazermën e Mesologji nuk përjashtohet heqja e nënshtetësisë dhe ndoshta edhe deportimi. Ministri ka kujtuar atë që e ka quajtur “mëkat” të qeverisë socialiste të Simitis që i jepte nënshtetësinë brezit të dytë të emigracionit “pa konroll dhe me kriter të vetëm sigurimin e votave”.
Pasoja mund të ketë edhe për nënpunësit grekë të implikuar në dhënien e nështetësisë shtatë rekutëve shqiptarë, në qoftë se do të konstatohen shkelje të ligjit./tch/Arbresh.info
Autobusi bie në lumë, të paktën 10 të vdekur në Nepal
Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbash...
‘1 Tetori’ arenë e përballjeve të dy gjysmëfinaleve të kthim...
“Mirë se erdhe në atdhe, babë!”, lirohet Haxhi Shala
‘Dardanët’ në mbështetje të protestës “Drejtësi, jo po...
OVL – UÇK: Prokuroria në Hagë po tenton të kriminalizojë luf...