Gruaja e kandidatit për president në Francë, Francois Fillon, për dhjetë vite rradhazi është paguar nga fondet parlamentare me vlerë të 500 mijë eurove.
Gazeta franceze, Canard Enchaine, ka raportuar se Penelope Fillon, është paguar nga paratë që ishin vënë në dispozicion për burrin e saj gjatë kohës kur ai ishte deputet në rajonin e Sarthe, transmeton arbresh.info.
Punësimi i anëtarëve të familjes nuk është kundër rregullave, për sa kohë personi është i punësuar në të vërtetë, por sipas raportit të publikuar nga gazeta, gruaja e Fillon nuk ka figuruar në asnjë vend pune.
Sipas zëdhënsit të Fillon, Thierry Solere, gruaja e Fillon ka punuar si ‘ndihmëse’ për kandidatin për presidentin francez dhe në një revistë letrare në pronësi të një miku.
“Është e zakonshmë që bashkëshortët e deputetëve të punojnë për ta”, ka thënë ai.
Sipas gazetes Penelope për dhjetë vitë është paguar në vlerë të 500 mijë eurove nga fondet parlamentare. Ndërsa, gazeta vazhdon se Penelope Fillon është paguar nga 5 mijë euro në muaj nga muaji maj 2012 deri në dhjetor të vitit 2013.
Revista letrare në të cilën pretendohet se ka punuar gruaja e Fillon, është në pronësi të një mikut të Fillon, i cili ka mohuar që gruaja e Francois Fillon të ketë punuar te ai./Arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira