Në një shkrim të numrit më të fundit të francezes “Le Monde”, i dalë në treg pasditen e të hënës, për incidentet që shoqëruan trenin e dhuruar nga Rusia – Serbisë, që donte të hynte në Mitrovicën e Veriut, ka një vëzhgim interesant.
Pasi bën një përshkrim të situatës dhe deklaratave të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç, “Le monde” vëren se ka një rritje të nacionalizmit serb në Ballkan, jo vetëm në Kosovë por edhe në ngjarjet e fundit që janë parë në Bosnje dhe në Mal të zi.
Gazeta e lidh këtë dukuri me ardhjen e Donald Tramp-it në Shtëpinë e bardhë dhe me qëndrimet e tij të buta ndaj politikave të Putinit.
Kjo ngjarje e re si dhe dobësia e theksuar e Bashkimit Evropian, është pritur me entuziazëm nga nacionalistët serbë që janë parë gjithnjë me sy të mirë nga Moska, shkruan ndër të tjera “Le Monde”.
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...
Qiproja nuk i lejoi të marrë pjesë me simbole shtetërore, ka...
Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin...
Valë ekstreme e të ftohtit në SHBA
Kontrolloni nëse ju duhet një jastëk i ri: Truku 30-sekondës...
Real Madridi fiton në “Mestalla“ ndaj Valencias dhe vazhdon ...