Një zyrtar i NATO-s tha të hënën për BIRN se nuk është e nevojshme që ata të informohen nga institucionet e Kosovës në rast se planifikojnë vendosjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.
Sot gjatë ditës, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte thënë se “shqiptarët e kanë dërguar policinë speciale të Kosovës në territorin serb, duke shkelur marrëveshjet e arritura në Brukselin dhe NATO-n”.
“Nuk e di nëse ata kishin lejen e NATO-s, por nuk e kanë pasur lejen nga serbët”, u shpreh Vuçiq në Beograd.
Por NATO, në një përgjigje për BIRN, tha se autoritetet e Kosovës nuk ka nevojë që ta kërkojnë miratimin e aleancës veri-atlantike për qasje në veri.
“KFOR nuk ishte i informuar për praninë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU) në veri. Në përputhje me marrëveshjen aktuale dhe mandatin aktual të KFOR-it (në bazë të Rezolutës 1244 të KS të OKB), institucionet e Kosovës nuk kërkohet që ta informojnë KFOR-in për dërgimin e njësisë speciale në veri të Kosovës”, tha një zyrtar i NATO-s për BIRN.
Më herët, gjatë ditës, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, tha se kjo aleancë është duke e monitoruar nga afër situatën në Kosovës pas ndalimit të një treni me simbole nacionaliste serbe që të hyjë nga Serbia në territorin e Kosovës.
Aktualisht, NATO mban në Kosovë një mision ushtarak paqeruajtës prej 5 mijë ushtarësh, KFOR, të cilët vijnë nga 30 shtete anëtare dhe partnere të kësaj organizate.
Pas Emërllahut, Polissya nënshkruan edhe me Ilir Krasniqin
Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj
Ankohet qytetari: Çmimi në raft më i ulët, në arkë më i lart...
Tashmë është e kryer, Paz do t’i bashkohet Realit në v...
Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga një automjet në Fushë ...
Këtë fundvit, Mihrije Braha shfaqet më e bukur se kurrë